Dua Lipa ka punuar si nikoqire mysafirësh në një restorant.
 

Dua Lipa ka zbuluar se çfarë ka punuar para se të merrej intensivisht me muzikë.

Dua Lipa gjatë një interviste ka treguar se ka qenë e vetme në Londër dhe pa prindër.

Në atë kohë, ajo tha se ka punuar si nikoqire mysafirësh në një restorant.

‘E lashë punën në të cilën punoja në Soho. Isha nikoqire mysafirësh në një restorant. Pasi e nënshkrova marrëveshjen, isha e lumtur sepse s’kisha nevojë të kthehesha më në atë vend’ ka thënë Dua.