Çifti zviceran ka treguar edhe për takimin me partnerin e Loredanës, Mozzik.

Petra, 52 vjeçarja zvicerjane që ka akuzuar Loredanën se i ka marrë 900 mijë franga bashkë me vëllezërit e saj ka treguar për mediat lokale edhe takimin me Mozzik.

Çifti zvicerian ishte i vendosur tashmë për të marrë paratë dhe shkon në banesën e Loredanës në Luzern.

“Atje ishte edhe bashkëshorti i saj Mozzik. U thash se dua t’i bëj një dhuratë fëmijës së tyre, por nuk më lejuan. Atë ditë Loredana më bëri një transfertë prej 3 000 frangash në llogarinë time duke më premtuar se do të bënte drejtësi dhe do të mi kthente paratë”, thotë Petra.

Vëllai i Loredanës, e kontakton çiftin dhe i thotë se në 6 Prill do t’i kthente 650 000 franga, por më pas takimi nuk bëhet.

Loredana arrestohet në 7 maj me akuzën e mashtrimit dhe përvetësimit të shumave monetare.