Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka pasur një vit mjaft të suksesshëm me projekte të shumta muzikore. Në fund të vitit, ajo ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi bashkë me familjen e saj.
 

Ajo bashkë me të dashurin dhe familjarët e saj kanë zgjedhur një vend tropikal për të kaluar ditët e fundvit të vitit 2018.

Familja Lipa kanë udhëtuar për në Ishujt Bahame, ndërsa duket se po shijojnë ditë të mira së bashku.

Nga imazhet që dyshja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, kanë bërë të ditur momentet e këndshme që po shijojnë atje.

Moti i freskët u ka ndihmuar atyre që të relaksohen në det edhe në këtë sezon dimri.

Suksesi më i madh i Duas këtë vit cilësohet nonimini i saj për dy kategori në çmimet “Grammy Awards”, që do të mbahet më 11 shkurt 2019.