Pak ditë më parë, Eni Çobani pësoi aksident të rëndë. Edhe pse lajmi nuk u publikua, ka qenë Ardit Gjebrea ai i cili ka folur për gjendjen saj përmes një statusi të gjatë në Instagram, ku postoi një foto bashkë me Enin.

“Të mendosh se çfarë aksidenti kalove @enicobani… u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua.

E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine!

Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit!

Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër…

Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!”, ka shkruar ai.

Ndërkohë edhe Eni falënderoi Zotin për mrekullinë përmes një instastoryt.