Era Istrefi ka pasur një vit të suksesshëm, me hite të cilat përveq miliona shikime, ka pasur  bashkëpunime me artista me famë botërore.

Këngëtarja ka sjell disa këngë të ndryshme që u shndërruan në hite vendore dhe më gjerë.

Por, nuk do të ndalet me kaq dhe ka filluar të punojë në këngë të reja që do të vijnë shumë shpejt.

Ditë më parë raportuam se ajo është duke punuar me artistin e famshëm, Jonas Blues në këngën ‘Purpose’.

Së fundi, Istrefi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke kënduar, një pjesë të kënges më të re e cila përfshin edhe tekst shqip, cili supozohet se i takon projektit me të ri i cili nuk dihet se kur do të publikohet.