“MTV EMA” është një ndër eventet muzikore që mezi priten dhe të gjithë shikojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe spektaklin, por jo shumë kanë mundësi të shohin se çfarë ndodh pas skene.
 

“MTV EMA” është një ndër eventet muzikore që mezi priten dhe të gjithë shikojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe spektaklin, por jo shumë kanë mundësi të shohin se çfarë ndodh pas skene.

Ermal Meta do të jetë ambasador special i MTV Itali. Fitues i edicionit të vitit të kaluar në kategorinë “Best Italian Act”, Ermal Meta do të udhëtojë në Bilbao, për të zbuluar të gjitha sekretet e “MTV EMA”, së bashku me Yuri Gordon. Këngëtari shqiptar e bëri njoftimin në faqen e tij në “Facebook”, duke ftuar të gjithë fansat për ta ndjekur në këtë lloj rrugëtimi aventurë.

“MTV EMA 2018” do të zhvillohet në “Bilbao Exhibition Centre”, mbrëmjen e së dielës, më 4 nëntor