MTV Movie dhe TV Awards e nisi natën me çmimin për performancën më të frikshme. Dhe sigurisht fituesja ishte Sandra Bullock. Përtej aktrimit dhe filmave të mirë, aktorët na dhurojnë dhe fjalime emocionuese. Dhe ai i Bullock bëri plot njerëz të qajnë.

Ajo tregoi pse vendosi të pranonte rolin në filmin “Bird Box”, dhe shkaku ishin fëmijët e saj.

“E realizova Bird Box sepse fëmijët e mi më pyetën pse s’kisha bërë asnjëherë diçka për ta. Kështu që kur u njoha me Bird Box, e dija që kjo ishte një histori që duhet ta realizoja sepse ishte për familjen. Dhe kur mbarova filmin, shkova te fëmijët dhe i thashë, “Ja, mami e bëri këtë për ju. Edhe pse ju nuk mund ta shihni derisa të jeni 21 vjeç – sepse dukshëm një film për të qenit mama është një film horror – do e kuptoni kur ta shihni që nuk ka asgjë në botë që nuk do e bëja për ju.”

Por nëse juve ju preku ky fjalim, fëmijëve të saj nuk i bëri përshtypje:

“Dhe pasi mbarova, djali më pa me sytë e tij të mëdhenj, të bukur dhe më tha: “Mami, po flisja për filma me superheronj. Ato janë filmat që duhet të bësh. Superheronjtë janë ata që e bëjnë punën e rëndësishme tani.” Dhe pas kësaj, e dënova.”- përfundoi me shaka Sandra.