Dy agjenci që përfaqësojnë supermodelet si Bella Hadid, Kendall Jenner, Hailey Bieber dhe Emily Ratajkowski së shpejti do të detyrohen të zbulojnë detajet rreth pagesave që morën nga mashtruesi Billy McFarland për festivalin e dështuar të vitit 2017 ‘Fyre’.

Yjet e pasarelave do të duhet të tregojnë informacionet që morën rreth pagesave për promovimin e festivalit. Administratori që mbikqyr falimentimin e Fyre Media, i kërkoi një gjyqtari që të thërrasë në gjyq të famshmit që ndihmuan në promovimin e festivalit që u mbajt në Bahamas, sipas Billboard.

Gregori Messer, me thirrjen e modeleve në gjyq shpreson të kuptojë se çfarë ndodhi me gjithsej 26 milionë dollarë që u mboldhën nga investitorët e Fyre. Modelet do të duhet të shpjegojnë se si i morën paratë dhe për këtë arsye nuk kanë respektuar ligjin federal dhe publikimet i kanë shënuar si reklama të paguara.