Vera Ora, nëna e këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar fotografinë e shtëpisë së tyre në Prishtinë.

“Shtëpia është aty ku është zemra. Ani pse jetojmë në Londër është shumë e rëndësishme për neve dhe fëmijët tonë të kemi mundësi të vizitojmë vendlindjen, Prishtinë, Kosovë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Siç duket familja e këngëtares shqiptare kanë blerë shtëpi në Parkun e Bërnicës në Prishtinë.

Kujtojmë që Rita Ora asnjëherë nuk heziton t’i tregojë botës për vendlindjen, si dhe çdoherë shprehet e gatshme të mbështesë shtetin e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi.