Bertina Mehmeti ka qenë e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut në “Thumb”. Për ju që ndoshta nuk e mbani mend me emër dhe mbiemër jemi duke folur për Bertinën e “Big Brother”.
 

Së fundmi ajo ka marrë vendimin të rikthehet në Shqipëri pas 3 vitesh qëndrimi në Dubai. Bukuroshja brune jetonte dhe punonte si inxhiniere pranë një kompanie makinash.

Dy moderatoret e “Thumb” e kanë pyetur Bertinën nëse i ka shkuar ndërmend që të mbulohet, të vesh burkën njësoj si gratë arabe dhe nëse ambienti dhe jetesa në Dubai ka ndikuar në ndryshimin e mënyrës së jetesës së saj.

Bertina ka rrëfyer se një moment ajo është bërë paragjykuese ndaj vajzave që vishnin rroba të shkurtra apo të grisura, kjo ka ndikuar nga ambienti i atjeshëm.

“I kam thënë vetes, kompromisi i vetëm që nuk do ta pranoja dot kurrë është që të mbulohesha. Besimtare kam qenë gjithmonë. E vetmja gjë që ka ndryshuar kur kam shkuar aty është se kam filluar pak me atë mentalitetin konservativ. Kur shikoja Instagramin këtej nga Europa fillova të bëhesha pak paragjykuese. Kur kam ardhur në Greqi për të takuar motrat nuk kisha marr shumë valixhe. Edhe më thotë motra merri këto xhinset, vishi. Qyqa i thashë po këto janë shumë të grisura. I vesha pak me siklet, sa u përshtata. Më ndikoi disi. Ndoshta e shikoja veten si të ekzagjeruar. Në punë duhet të ishe e mbërthyer deri në grykë.”,- është shprehur Bertina.

Ndër të tjera ajo ka treguar për të gjitha vajzat që mendojnë se sheikët mund të gjenden kollaj se si qëndron e vërteta.

“Shumica e ngatërron konceptin. Sheik quhet çdo vendas arab. Është një lloj mbreti që vjen nga familje mbretërore. Unë kam qenë prezent në media si; Bertina mes sheikëve, apo Bertina mes jetës luksoze. Bertina punonte si ata indianët aty. Ideja e Sheikut primare, në momentin që të pranon si grua, kushti primar është ajo gjëja. Të mbulohesh.”,- duke shtuar se për këtë arsye ajo kurrë nuk do martohej me një sheik.