Në fillimet e karrieresë ajo u komentua mjaft  shumë për look-un e saj, por sot ajo ka ndyshuar tërësisht, duke i kushtuar vëmendje karrierës dhe dukjes të saj.

Këngëtarja amerikane Lady Gaga në biografinë e re “Everyone Loves You When You Are Dead”, e cila del në shitje më 5 maj, jep një pamje të rrallë në jetën e saj para se të bëhej e famshme dhe haptazi ka folur për varësitë e saj.

Në një pjesë të librit të cilin e ka shkruar Neil Strauss, Gaga thotë se nganjëherë frikohet kur mendon për atë se si ka qëndruar e shtrirë në banesën e saj në Nju-Jork e rrethuar nga brumbujt dhe insektet dhe me kokainë kudo, e pa interesuar të bëjë ndonjë gjë përveç që të drogohej.

Gaga, emri i vërtetë Stefani Joanne Angelina Germanotta, thotë se ka eksperimentuar me drogën për qëllime artistike, e inspiruar me David Boëie dhe Mick Jagger.

“Nuk kam pasur fëmijëri të keqe. Të gjitha gjërat nëpër të cilat kam kaluar ishin pjesë e hulumtimit personal për udhëtime artistike që të fëlliqem si Andy Warhol, Bowie dhe Mick”, shkruan në libër.