Stupcat që një periudhë të gjatë kanë qenë me serialin “Egjeli”, sezoni i të cilit ka përfunduar para dy muajve mirëpo vazhdon të shikohet shumë online në GjirafaVideo.com.
 

Pas shumë kërkesave të publikut që Stupcat të sjellin skeçe, në rrjetet sociale e kanë bërë njoftimin zyrtar që kanë filluar xhirimet. Përpos lajmit të rikthimit, kemi marrë informata që Stupcat do sjellin skeçe javore çdo të Hëne gjatë tërë vitit, duke filluar nga nesër më 6 Maj nga ora 20:00.

Në skeçin e pare bëhet fjalë për produktet e Serbisë dhe përms satirës personazhet Ramadani, Zhivko dhe Ministri, ndërsa në skeçin e dytë Stupcat na sjellin personazhin shumë të dashur Gixhën i cili e ka dërguar femrën e tij tek stilisti i flokëve, i cili e ndryshon totalisht, në skeçin e tretë është një boss i cili shkon me e ndihmu një familje të varfër dhe qëllimi i skeçit është ironizomi i këtyre ndihmave që po bëhen vetëm për marketing, kurse në skeçin e katërt, aktori Vedat Bajrami vjen si një super femër e cila është model i kohës së sotme për shkak të bizneseve që bën.