Rep- artisti Kreshnik Fazliu ka qenë i ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” ku ka shpalosur një histori shumë prekëse të tij.

Historia e trishtë që e tregoi ai nuk tingëllonte si diçka e padëgjuar dhe e pa përjetuar nga vetë ai dhe familja e tij.

Sipas Kreshës, ai ka qenë 13 vjeç kur për shkak të luftës terrorizuese është detyruar që të ndahet nga familjarët dhe të ecë në këmbë nga qyteti i Mitrovicës deri në Pejë, për të vijuar më pas udhëtimin për në Kukës.

“Kjo historia ime nuk është asgjë përballë historisë së Gramozit, ose atyre që ka kaluar vajza e xhaxhait të nënës sime, të cilët kanë pasur të njëjtin fat. 20 vite nuk është një gjeneratë e plotë, e këto janë plagë të cilat luajnë një rol pas luftës. Pasojat e luftës shfaqen dhe ndikojnë te një popull edhe pas dy dekadash”, u shpreh këngëtari”, tha këngëtari.

Gjatë këtij rrëfimi ai ishtë prekur dhe përlotur pasi i shte dashur së bashku me familjen e tij të udhëtonin për të arritur në destinacionin e dëshiruar.