Një mbretëreshë e bukurisë së re mund të bëhet një vajzë myslimane.
 

Për herë të parë të disa dekadave të garës së bukurisë në finale do të jetë edhe një vajzë e mbuluar me “hixhab”.

Sara Iftekhar, nga Huddersfield është femra e parë që ka ecur në pistën e modës dhe mund të jetë “Miss Anglia 2018”.

Studentja 20-vjeçare është e vetmja konkurrente që konkurroi e veshur në Kelham Hall, në Nottinghamshire.

Studentja myslimane, e cila shpesh ndan fotografitë e veta që në llogarinë personale në Instagram, tha se “nuk mund të kuptojë se sa është e mahnitshme të ketë arritur finalet e konkurrencës”.

Studentja 16-vjeçare gjithashtu po përdor publicitetin për të fituar para për qëllime bamirëse, ku do të ndihmojë fëmijët e paprivilegjuar anembanë botës.

Ndryshe, Sara do të përballet me konkurrencë të ashpër pasi që në finale janë edhe 49 vajza të tjera.

Nëse arrin të fiton, ajo do të shkojë në Sanya të Kinës për të përfaqësuar Anglinë në Miss World.