Princi Harry dhe Meghan Markle, anëtarë të familjes mbretërore në Britani të Madhe janë bërë prindër për herë të parë.

Fëmija i posalindur sipas mediave të huaja nuk ka marrë epitetin ‘Madhëria Juaj’ pasi që Mbretëresha Elizabeta II ende nuk ka ndërhyrë në këtë gjë.

Dukesha lindjen e foshnjes e ka bërë në një spital i cili kushton 15 mijë funta.

Spitali në Portland në bazë të këtij çmimi pajisë pacientët me dhoma që posedojnë me katër shtretër për foshnje, shampanjë dhe ushqim deti.