Të famshëm dhe të dashur për publikun shqiptar. Megjithatë, për disa prej tyre ky vit nuk ishte më i miri.

Gjatë 2018-ës, shumë personazhe të njohur të showbizz-it shqiptar u përfshinë dhe u përmendën në ngjarje të bujshme, disa shkelën ligjin dhe u arrestuan, por ka edhe nga ata që morën dënime nga gjykata për ngjarje të ndodhura ndër vite.

Vrasja në ish-Bllok, sherri për Elvana Gjatën

Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar dhe përveç komenteve rreth karrierës së saj, 30-vjeçarja është përfolur shumë edhe për lidhjen me një biznesmen, i cili deri para ngjarjes së bujshme në ish-Bllok nuk ishte i njohur për publikun.

Mbrëmjen e 4 tetorit, në zonën e ish-Bllokut, mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, ndërkohë që një ndër autorët e shpallur në kërkim ishte edhe i dashuri i bukuroshes shqiptare, biznesmeni Ervin Mata.

Edhe pse zërat në media ishin shtuar rreth lidhjes së saj me Matajn, emri nuk ishte bërë i ditur deri në momentin e krimit dhe askujt nuk i kishte shkuar në mendje se Elvana do të kishte pasur marrëdhënie me një person të tillë. Madje të zhgënjyer nga kjo ngjarje, që sipas asaj që përflitet ishte pikërisht këngëtarja shkaku i përleshjen në lokal, fansat e saj u “vërsulën” me një mori fyerjesh dhe ofendimesh për të në rrjetet sociale. E gjendur në këto rrethana këngëtarja bllokoi të gjitha komentet pa dhënë ende asnjë reagim.

Konfliktet e bashkëshortit për kokainën, “rikthejnë” Suada Sherifin

Por rasti i Elvanës nuk është i vetmi në Shqipëri. Shumë vajza të tjera të ekranit shqiptar kanë pasur një lidhje të ngjashme, ku janë vënë në vështirësi për shkak të partnerëve të tyre të implikuar me krimin dhe shkeljen e ligjit.

Pas Elvana Gjatës, një tjetër bukuroshe u përfol disa ditë resht në media. Bëhet fjalë për Eldi Dizdarin, i cili u shpall në kërkim si biznesmeni që ishte konfliktuar me Ervin Matën partnerin e Elvana Gjatës për shkak të mosmarrëveshjeve për një sasi të konsiderueshme kokaine.

Sherifi dhe Dizdari nuk janë përfolur shpesh në media dhe fotot e tyre janë shumë të rralla.

 

Arrestohet Stresi, kapet me armë e kokainë dhe pjesë e grupit kriminal

Një tjetër personazh VIP u përfol gjatë në 2018-ën. Bëhet fjalë për Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

 

Ai është një reper që ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për problemet e tij me ligjin, megjithatë këtë herë u arrestua në flagrancë dhe vazhdon të qëndrojë pas hekurave.

Stresi u arrestua në tetor në një hotel në periferi të Tiranës. Policia i gjeti një pistoletë pa leje dhe një sasi kokaine. Sipas policisë, ai është anëtar i një grupi kriminal që vepron në Tiranë në fushën e trafikimit të narkotikëve. Sipas burimeve, reperi ka qenë në përgjim prej disa muajsh, ndërsa gjykata ka caktuar për të edhe masën e sigurisë arrest me burg.

Konflikti me Babastars, dënohen Noizy dhe Cosman

 

Gjatë këtij viti, reperi Noizy po ashtu është përballur me drejtësinë. Pas konfliktit të ndodhur dy vjet më parë në Prishtinë, ku mbeti i plagosur reperi Cosman, gjykata e dënoi Rigels Rajkun me 2 mijë euro gjobë.

Po ashtu, gjykata dënoi edhe reperin Albert Krasniqi (Cosman) me 6 muaj burg e kompensuar me garanci monetare.

Këngëtari arrestohet në Itali, pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës

Një vit i “mbrapshtë” ishte 2018-ta edhe për këngëtarin Defri (Dëfrim Dervishi). Disa muaj më parë, u arrestua bashkë me një grup shqiptarësh në Itali, si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës në Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicili.

Vëllai i Alketa Vejsiut kapet me drogë e mina

Një tjetër personazh i përfolur në ngjarje me sfond kriminal ishte edhe Alketa Vejsiu, vëllai i së cilës Indriti u kap nga policia me drogë dhe mina me telekomandë në makinë.

Vëllai i moderatoes u kap gjatë operacionit “Telekomanda”, teksa po qarkullonte me një mjet tip “Opel” dhe gjatë kontrollit u konstatuan në gomën rezervë në bagazh katër mina me telekomandë dhe një sasi lënde narkotike.