Dedikimi plot dashuri, “Skifterja e zemrës” që aktori Bes Kallaku i bëri ditën e dasmës bashkëshortes së tij Xhensila Myrtezaj, veç një momenti të veçantë për ta, ka arritur edhe pëlqyeshmëri shumë të madhe në publik.

Sot kjo këngë, e cila ka ardhur si bashkëpunim i Bes Kallakut dhe këngëtarit Klajdi Haruni ka arritur në 52 milion klikime në YouTube. Gjatë episodit të djeshëm të “B.E Coffee” kanë qenë të ftuar këngëtarët Klajdi Haruni dhe Bruno.

Në fund Besi ka gjetur rastin të falënderojë shumë Klajdin për bashkëpunimin e suksesshëm që kanë patur dhe theksoi se suksesi dhe emocioni i këngës nuk do të ishin të njëjtë pa Harunin.

Pas këtyre fjalëve ai hoqi nga varësen e tij të floririt ku mbante një kryq dhe ja dhuroi Klajdit. “Kjo varëse për mua ka shumë vlerë por do ta dhuroj ty” – tha Besi. Për këngëtarin Haruni ky ishte një çast shumë emocionues dhe i papritur