Dua Lipa po kalon pak kohë me vëllain e saj.

Një atmosferë patriotike kanë krijuar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa me vëllain e saj, Gjinin.

Dua ka publikuar një video ku Gjini shihet i veshur me fanellë kuq e zi, ndërsa duke e inçizuar, Dua dëgjohet duke i thënë: “Oj Kosovë, hajde ktu”,

Këngëtarja pak ditë më parë ka shkruar në shqip edhe në statusin e Bebe Rexhës, me të cilin Bebe i ka kërkuar këngëtareve shqiptare të famshme nëpër botë që të bëhen bashkë për të sjellë një bashkëpunim.