Producenti i njohur i Hollivudit, Harvey Weinstein, i cili është akuzuar për sulme seksuale gjatë karrierës së tij nga disa prej aktoreve dhe vajzave të njohura të kinematografisë, raportohet se ka abuzuar seksualisht edhe me një modele polake në Nju Jork kur ajo ishte vetëm 16 vjeç.

Abuzimi provohet në dokumentet ligjore dhe viktima e supozuar pretendon se Weinsterin e detyroi atë të kryenin marrëdhënies seksuale pa dëshirë për disa vite me radhë.

Ajo pranoi se është takuar me producentin për një drekë në vitin 2002, teksa po përpiqej të përmirësonte karrierën e saj si aktore.

Gruaja, që njihet si Jane Doe në dokumentet e gjykatës, thotë se Weinstein e mori atë në apartamentin e tij në Manhatan dhe e “kërcënoi në mënyrë agresive për të bërë seks”, pavarësisht se e dinte moshën e saj.

“Ai i tha asaj se nëse ajo donte të ishte një aktore, ajo do të duhej të ishte e rehatshme të bënte çfarëdo që drejtori i kërkonte- duke përfshirë humbjen e virgjërisë dhe zhveshjen”, thuhet në dokumenta.

Ajo pretendon se Weinstein vazhdoi ta ngacmonte për gati një dekadë, duke i ofruar asaj një rol si aktore shtesë në një film në 2004.

“Ashtu si shumë gra të tjera në këtë rast të cilët tashmë janë ekspozuar si gënjeshtare, ky pohim i fundit i pakontrolluar pothuajse 20 vjeçar gjithashtu do të dalë i pavërtetë,” tha avokati i producentit, përcjell GSH.

Weinstein është akuzuar për abuzime e ngacmime seksuale nga më shumë se 70 gra. Akuzat kundër tij ndihmuan në krijimin e lëvizjes #MeToo, e cila ka parë që qindra gra të akuzojnë njerëz të profilit të lartë për abuzim seksual dhe ngacmime.