Rita flet për eksperiencën e saj në Kosovë

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora ka qëndruar për vizitë në Kosovë javën e kaluar, në kuadër të një misioni bamirës me UNICEF-in. Pas vizitës, Rita ka përshkruar emocionet që ka përjetuar gjatë vizitës së saj në Kosovë. “Kujtimet që UNICEF m’i ka dhënë në Kosovë, nuk do t’i harrojë kurrë”, ka shkruar Rita sipër stories. Artistja po ashtu ka publikuar disa video e fotografi nga vizita e saj disaditore në Kosovë dhe mes rreshtash ka shprehur emocionet që ka pasur kur ka vizituar familjet e fëmijëve. “Desha t’u dhuroja lodra fëmijëve dhe nuk mund t’ua shpjegoj se sa të lumtur ishin, saqë fillova të qaj që arrita t’u dhurojë buzëqeshje atyre”, ka deklaruar ajo. Ndër tjerash, artistja shqiptare ka shtuar se është detyrë e saj t’u ndihmojë këtyre bamirësive, transmeton rtv21.tv Artistja shqiptare përgjatë fjalimit në kuadër të misionit bamirës, ishte shprehur e lumtur dhe krenare që është nga Kosova. Krahas kësaj vizite, Rita Ora është duke e mbajtur turneun e saj botëror muzikor në kuadër të promovimit të albumit të ri, “Phoenix”. “Only Want You” është projekti i fundit muzikor i artistes në bashkëpunim me reperin e njohur, 6lack që është shoqëruar me videoklip dhe që deri më tani numëron mbi shtatë milionë klikime në kanalin Youtube./21Media