Vetëm pak ditë kanë mbetur nga lansimi i albumit të saj të dytë të titulluar “Phoenix” ndërkohë që Rita Ora po zbulon dalëngadalë se me kë ka bashkëpunuar për disa projekte.

E ftuar në një emision radiofonik në Londër, ka rrëfyer se pjesë e albumit do të jetë një super bashkëpunim me një reper të famshëm i cili gjithashtu ka publikuar albumin e tij më të ri pak javë më parë.

Fillimisht  këngëtarja Ora nuk ka dashur të zbulojë se për cilin reper bëhet fjalë por pas këmbënguljes së dy folësve ajo ka konfirmuar se bëhet fjalë për Eminem.

Këngëtarja nuk ka dashur të japë detaje të tjera rreth këto projekti  por ka theksuar se është në fazat përmbyllëse të realizimit të këngës dhe siguron që nëse përfundon me sukses do të shndërrohet në një hit të jashtëzakonshëm.