Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora mbrëmë performoi aty ku u rrit, ku studio dhe ku arriti të jetë këtu ku është sot, në Londër.

Rita dhuroi një performancë jashtëzakonisht magjike pasi përball vetes kishte mijëra njerëz dhe për këtë arsye, ajo natën e mbrëmshme nuk do ta harrojë asnjëherë.

Artistja pati për të thënë disa gjëra pas përfundimit të koncertit dhe nuk la anash sërish prejardhjen e saj.

“Durimi është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të keni, miqtë e mi gjithmonë thonë se unë kam shumë për të thënë dhe duhet ta mbyll gojën dhe të këndojë, por një herë në jetën time, unë jam pa fjalë. Të jesh nga unë vij, nga Kosova, është e vështirë të të bëhen ëndrrat realitet por me të ardhur këtu, unë i kam bërë ëndrrat e mia realitet dhe unë nuk mund ta harrojë një gjë të dytë, unë punoj shumë, por kjo është arsyeja pse, çfarë thashë mbrëmë edhe e nënkuptoj. Fansave të mi dëshiroj t’u them faleminderit që më qëndroni pranë gjatë gjithë këtyre viteve, në ulje, ngritje, luftë, triumf. Ju dua”, ka shkruar Rita.