Arilena Ara është padyshim një ndër këngëtaret që është pikasur gjithnjë për vokalin e saj ekspresiv dhe jo performancat ekstravagante skenike. Jemi mësuar që ta shohim gjithnjë me kostume paska mashkullore, mirëpo, këngëtarja i ka habitur të gjithë me fotografitë e postuara së fundmi në rrjetin social “Instagram”.

Me një palë trupore ngjyrë rozë dhe të zeza, shtrirë në një mjedis të gjelbërt në Palm Spring California, Arilena u ka treguar ndjekësve se gëzon një trup me forma thuajse perfekte. Me ç’duket, Arilena nuk posedon vetëm një zë të mrekullueshëm…