Cili është sekreti i tij

Hu Hai, një 69 vjeçar nga Kina është lavdëruar për pamjen dhe shpirtin e tij tepër të ri që kur fitoi titullin e gjyshit më modern të Shangait. Duke e parë atë, ju mendoni se ai është një djalë i ri, por Hu Hai ka lindur në vitin 1950. Babai i vdiq kur ishte shumë i ri dhe ai u rrit me motrat e tij në Shangai. Që kur ishte fëmijë praktikoi shumë sporte dhe pasioni i tij për aktivitetin fizik ishte sekreti i pamjes së mrekullueshme. Në Kinë ai u bë i famshëm pasi mori pjesë në një shfaqje talentesh të dedikuar për të moshuarit. Askush nga publiku dhe juria, nuk besonte se Hu Hai ishte 69 vjeç. Duke e parë atë, ai me të vërtetë duket si një 20 vjeçar dhe shumë njerëz pyesin se si arriti të qëndronte kaq i ri, transmeton rtv21.tv. Sipas të moshuarit, sekreti për t’u ndjerit i ri ka të bëjë me qëndrimin mendor dhe në mënyrën me të cilën përballet jeta. “Të gjithë do të jenë të vjetër një ditë, nuk ka asnjë mënyrë për të shmangur”, shpjegoi ai gjatë një interviste. “Por në qoftë se ndiheni të vjetër dhe jeni vetëm duke pritur vdekjen dhe nuk doni të mësoni ose eksperimentoni gjëra të reja, jeni vërtet të vjetër, pavarësisht moshës suaj”, shtoi ai. 69 vjeçari tha se mosha e tij mendore gjithmonë do të jetë 20 vjeçe. “Unë mund të bëj atë që bëjnë 20-vjeçarët. Rinia është një lloj qëndrimi dhe nëse ke pasion dhe kuriozitet, mund të jetosh një jetë tjetër”, u shpreh ai. Përveç kësaj, 69-vjeçari gjithashtu praktikon sporte të ndryshme, duke përfshirë yoga, dhe është një tifoz i meditimit. Çdo ditë ai qëndron kokë-poshtë për disa minuta. Sipas Hu Hai është mjeti i përsosur për të eliminuar rrudhat dhe për të parandaluar humbjen e flokëve. Së fundmi, ai kujdeset shumë për dietën dhe përdor në veçanti pilulat e kolagjenit./21Media