Besimi i ulët publik ndaj vaksinave do të thotë që bota po e bënë një hap prapa në luftimin e sëmundjeve infektive vdekjeprurëse por të parandalueshme, thonë ekspertët.

Studimi më i madh global për bindjet ndaj imunizimit tregon se besimi është i ulët në disa rajone. Analiza Welcome Trust përfshin përgjigjet nga më shumë se 140 mijë  njerëz në mbi 140 vende, raporton BBC.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e liston hezitimin për t’u vaksinuar si një prej top 10 kërcënimeve të shëndetit global.

Ekzistojnë shumë prova shkencore të cilat thonë se vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër infeksioneve vdekjeprurëse si fruthi.

Vaksinat mbrojnë miliarda njerëz në mbarë botën. Ata kanë hequr plotësisht disa sëmundje dhe po e sjellin botën pranë eliminimit të të tjerave, siç është poliomeliti.

Doktoresha Ann Lindstrand, një eksperte e imunizimit në Organizëtën Botërore të Shëndetësisë, tha se gjendja është jashtëzakonisht serioze.

“Hezitimi për t’u vaksinuar ka potencialin së paku në disa vende që të pengojë progresin që ka arritur vaksina në parandalimin e sëmundjeve” tha ajo.

Çdo ringjallje e këtyre sëmundjeve  është një hap i papranueshëm prapa, tha ajo.

Vendet që ishin afër eliminimit të fruthit kanë parë shpërthime të mëdha të sëmundjes . Të dhënat tregojnë një rritje të rasteve në pothuajse çdo rajon të botës me 30 përqind më shumë raste në vitin 2017 se në 2016.

Nëse vaksinohen numri më i madh i njerëzve ndalojnë që sëmundja të përhapet përmes një popullësie, diçka që ekspertët e quajnë “imuniteti i tufës”. Imran Khan, nga Welcome Trust, tha se ata janë shumë të shqetësuar.

“Mbulimi më pak se 95 për qind mund të çojë në shpërthime dhe kjo është ajo që po shohim” tha ai.

Hulumtuesit thonë se ka shumë faktorë që ndikojnë në uljen e besimit në vaksina.

Sipas tyre mund të ndikojë nëse një sëmundje është bërë më pak e zakonshme dhe nevoja për t’u imunizuar nuk shihet si primare.

Të gjitha barnat, përfshirë vaksinat, mund të kenë efekte anësore. Por vaksinat testohen tërësisht për të parë a janë të sigurta dhe efektive” raporton BBC.

Interneti ndikon që mendimet dhe besimet e njerëzve rreth çështjes së vaksinave të përhapen me shpejtësi me informata të cilat nuk janë të bazuara në fakte/kallxo.com/