Deri para disa kohë është menduar se dënimet fizike ndikojnë në diciplinën e fëmijëve, por që disa vite studimet kanë treguar që kjo mënyrë jo vetëm që nuk ndikon pozitivisht në edukim por mund të ketë pasoja fatale në zhvillimin psikologjik të mëvonshëm të fëmijëve.

Ka shume faktorë që “nxisin”përdorimin e dënimeve fizike kundrejt fëmijëve, mes të cilave: të mësuarit me një edukim të bazuar mbi shuplakat nga prindërit dikur, predispozitë për të përdorur forcë fizike, si dhe nga vetë kultura, së cilës i përkasim, shkruan Telegrafi.

Shpesh dënimi fizik vjen kur vetë prindi gjendet në një situatë të thellë emocionale trishtimi ose inati turfullues, të cilat kanë tendencën të ulin pragun e vetëkontrollit. Kjo gjë mund të vijë dhe nga dështimi i strategjive edukative që kemi përdorur me fëmijët.

Cilat janë pasojat e dënimeve fizike?

– Në zhvillim: Pjesa më e madhe e fëmijëve që pëson dënime fizike për shkak të sjelljes agresive, zhvillon një agresivitet akoma më të madh në të ardhmen; ashtu si e tregon edhe një studim i Murray Straus studiues shkencor ne Universitetin New Hampshire, i cili thotë se: shuplakat janë të lidhura me një rritje të sjelljeve të këqija të fëmijës dhe është e kundërta e asaj që të gjithë mendojnë.

Këto rezultate janë koherente me një numër të madh studimesh, thotë Straus, i cili ka analizuar tendencat kriminale të studentëve universitar në 15 vende duke përdorur 9 matës së kriminalitetit.

– Zhvillimi i inteligjencës  – Zhvillimi i inteligjencës dhe i aftësive konjitive, duket se pëson dëmtime nëse fëmija është rrahur me shuplaka kur ka qenë i vogël. Këtë e vë në dukje një studim, rezultatet e të cilit u bënë publike në San Diego me rastin e Konferencës Internacionale të Dhunës, Abuzimit dhe Traumës.

Sipas këtij kërkimi, kur fëmijët kanë pësuar dhunë fizike, janë të destinuar të kenë një koeficient intelekti më të ulët në raport me fëmijët tjerë. Sipas autorit të këtij kërkimi, edhe pak raste goditjesh me shuplaka në të ndenjura, mund të ndikojnë dhe të sjellin një ngadalësim në zhvillim dhe në aftësitë konjitive të fëmijës. E gjitha kjo tregon se, truri ynë, nuk mbetet indiferent ndaj atyre elementeve që duken se i përkasin vetëm situatave të dimensionit fizik dhe trupor.