Nga studimet duket se konsumi mesatar i kripës  për një ditë është rreth 3,400 miligram, mirëpo  konsumi i tepërt i saj  mund të çojë në probleme shëndetësore.

Këto janë disa prej tyre:

Etje e tepërt

Natriumi në kripë ndihmon balancimin e lëngjeve në trupin tuaj. Kur hani shumë kripë, trupi ka nevojë për më shumë lëngje për të ndihmuar pastrimin e sistemit tuaj në mënyrë që muskujt dhe organet e tjera të mund të funksionojnë siç duhet.

Ndryshime në urine

Si rregull, natriumi në trupin tuaj shkakton ndryshime serioze në urinim që mund të ndodhë për shkak të dy arsyeve:

Konsumimi i shumtë i kripës i bën veshkat të punojnë “jashtë orarit” për ta hequr atë nga trupi. Kjo mund të rezultojë në sëmundjen e veshkave që zakonisht e bën urinimin më të shpeshtë dhe me ngjyrë transparente.

Kocka të dobëta

Kur konsumoni shumë kripë, veshkat tuaja nuk mund ta zbrazin plotësisht dhe kjo rrit humbjen e kalciumit në masë të madhe. Një mangësi kronike e kalciumit mund të rezultojë në kocka të dobëta, probleme me dhëmbët tuaj dhe mund të shkaktojë gjithashtu një zhvillim të osteoporozës.

Dhimbje të vazhdueshme koke

Konsumi i tepërt i natriumit rrit sasinë e gjakut në mënyrë që të marrë më shumë hapësirë në enët e gjakut. Ky zgjerim i enëve të gjakut shkakton presion të lartë të gjakut (hipertension) dhe si rezultat, mund të shkaktojë dhimbje koke të rënda dhe të herëpashershme.