Shkencëtarët kanë konstatuar se pijet energjike i ngushtojnë enët e gjakut, gjë që vështirëson qarkullimin dhe e kufizon furnizimin me gjak organet vitale, duke përfshirë edhe zemrën, transmeton “Medical News Today”.
 

Shkencëtarët kanë konstatuar se pijet energjike i ngushtojnë enët e gjakut, gjë që vështirëson qarkullimin dhe e kufizon furnizimin me gjak organet vitale, duke përfshirë edhe zemrën, transmeton “Medical News Today”.

Edhe më herët ka qenë e njohur se pijet energjike ndikojnë keq në lukth, sistemin nervor dhe se mund të shkaktojnë probleme me zemër nëse konsumohen në sasi të mëdha, mirëpo tani në listën e efekteve negative është shtuar edhe rreziku i lartë nga sindroma e metabolizmit.

Shkencëtarët gjatë hulumtimeve kanë vrojtuar 44 studentë të shëndosh të medicinës në vitet e njëzeta, të cilët nuk janë duhanpirës.

Qëllimi i hulumtimit ishte të kontrollohet funksioni i endoftelialit, një shtresë e indit në pjesën e brendshme të enëve të gjakuat, sepse gjetjet e hulumtimeve të mëparshme nga Cedars-Sinai, qendra shkencore pranë spitalit me të njëjtin emër në Los Angjelos thonë se mos funksionimi i endoftelialeve ka rezultuar si indikator i rëndësishëm i rritjes së rrezikut nga sulmi në zemër, sepse në këto raste arteriet nuk mund të zgjerohen plotësisht.

Shkencëtarët nga Hjustoni kanë kontrolluar funksionin e endoftelialit te çdo i anketuar para konsumimit të pijes energjike, dhe 90 minuta pas kësaj. Është konstatuar se pas një ore e gjysmë për shkak të konsumimit të kësaj pije diametri i enëve të gjakut është përgjysmë më i vogël.

Shkencëtarët këtë efekt të dëmshëm e kanë lidhur me përbërësit të pijeve energjike, para se gjithash me kafeinë, taurinë dhe sheqer.

Një kanaçe e pijes energjike mesatarisht përbënë 37 gram sheqer (9 lugë), si dhe 80 miligramë kafeinë, i cili mund të shkaktojë tajim të adrenalinës, gjë që si pasojë e ka rritjen shpejtë të presionit të gjakut.