Është shumë normale që në momentin, që ju niseni për një udhëtim me veturë, fëmijët tuaj të bien në gjumë. 

Sidoqoftë, karriga e fëmijëve në veture nuk është e diazajnuar për të fjetur, për këtë arsye nëse ata flejnë në të duhet të jeni shumë vigjilent. Nëse gëzoheni kur fëmija juaj po flen gjumë gjatë kohës kur jeni në një udhëtim në veturë duhet të dini disa informacione.

Disa nga rreziqet nëse fëmija juaj flenë gjumë në veturë janë:

-Përderisa fëmijët nuk kanë kontroll në pozicionimin e kokës sidomos fëmijët në muajt e parë, atëherë lëvizja e veturës mund të ndikojë në shkaktimin e ndonjë pozicioni që mund të bllokojë rrugët e frymëmarrjes.

-Kur e vendosni një foshnje në këtë karrige, duhet të siguroheni që pozicioni është i duhur, për arsye se rripi i sigurisë mund të bëjë shtypje në gjoksin apo barkun e tij/saj dhe të shkaktojë dhimbje dhe vështirësi në frymëmarrje.

-Niveli i oksigjenit në veturë nuk është aq i lartë, kështu duke marrë parasysh që ato nuk kanë kontroll në trupin e tyre kjo mund të përbëjë rrezik.

-Gjatë kohës së dimrit, është shumë e rëndësishmë të shmanget veshja e xhaketave shumë të trasha tek foshnjat gjatë kohës kur ate gjenden në ulëse të fëmijëvë.