Mbajtjen e  tështimës  duke e menduar si zgjidhje e mirë është veprim që jo vetëm  që nuk këshillohet nga mjekët, por  mund të shkaktojë edhe probleme të rënda shëndetësore tek ju.

Mjekët e specializuar të veshit, hundës dhe fytit në Britani paralajmërojnë, nisur dhe nga ky rast, se të përpiqesh ta mbash një tështimë duke u sforcuar apo duke i zënë dhe rrugët e ajrit, mund të çojë në një numër komplikimesh, deri në aneurizma vdekjeprurëse të trurit.

Dr. Wanding Yang nga ekipi kërkimor të Universitetit të Leiçesterit thotë: “Të mbash teshtimën nëpërmjet bllokimit të nostrileve (vrimave të hundës) dhe gojës është një manovër shumë e rrrezikshme dhe duhet të shmanget në çdo rast. Mund të çojë drejt komplikacioneve si: ajër i bllokuar mes mushkërive, perforacion i membranës timpanike të veshit dhe rupturë të aneurizmave të trurit, që do të thotë me fjalë të thjeshta një fryrje si balonë i enëve të gjakut në kokë.

Doktorët thonë se këto shenja janë të njëjta me sindromën e Boerhaave, e cila çon në shkatërrimin e ezofagut nga të vjellat, vetëm se në këtë rast, presioni i ajrit nga teshtima e bllokuar në zonën oro-laringo-faringeale, ushtrohet pak më sipër, pikërisht në fyt, në faring, menjëherë pas gjuhës.

Kujtojmë që tështima është e fuqishme, pasi shpejtësia e saj mund të shkojë deri në 300 km/h dhe ka shumë raste kur njerëzit janë shtuar në spital dhe me daullen e veshit të çarë, dëme në sy, nervat facial të dëmtuar, madje dhe me kocka të krisura, vetëm nga fakti që kanë menduar ta mbajnë tështimën për të qenë të sjellshëm.