Pasi gripet sezonale kanë përfshi një numër të konsiderushëm të personave atëhere janë disa  këshilla që duhet ndjekur për ta forcuar imunitetin:

1) shtoni konsumin e lëngut të limonit tek gatimet tuaja, supa, sallata te freskëta, të ziera etj.

2) shtoni konsumin e frutave të pasura në vitamine C portokall, mandarina, kivi etj..

3) shtoni perimet dhe frutat shumëngjyrëshe për më tepër antioksidues (ylberi në pjatën tuaj)

4) shtoni përdorimin e hudhrës dhe të qepës tek gatimet tuaja.

Menu shembull

Mëngjes: lëng me portokall, karotë, panxhar, vezë e zier dhe buke integrale me djathë dhie

Paradite: sallatë frutash dhe fruta të thata si bajame ose arra

Drekë: supë me copa mish pule, karotë, selino dhe oriz ose makarona në fund lëng me limon – vezë, sallata shoqëruese finok, portokall, ullinj, lëng limoni dhe vaj ulliri.

Pasdite: kos me mjaltë, arra dhe 1 frut.

Darkë: kuinoa e gatuar me spinaq, kërpudha dhe djathë kaçkavall sipër dhe perime të ziera (brokoli, karotë, panxhar) me lëng limoni dhe vaj ulliri ose

Supë si tek dreka dhe kos me kopër, hudhër, vaj ulliri dhe buke integrale dhe djathë dhie!!

Kujdes

1) mos harroni të lani duart duart shpesh, sidomos para ushqimit

2) larg teshtimave dhe lani gjithmonë duart