Ndonëse thuajse të gjithë njerëzit sot janë të vetëdijshëm për rreziqet që i sjell pirja e duhanit, vetëm në Amerikë rreth 38 milionë qytetarë pinë duhan.

Sipas të dhënave, zakonisht pirja e duhanit është më e zakonshme në vendet më të varfra, te meshkujt, te njerëzit që nuk kanë kryer shkollë, te ata që janë të varfër, si dhe te ata që kanë strese psikologjike, transmeton Telegrafi.

Pirja e duhanit mund të shkaktojë komplikime serioze shëndetësore. Në fakt, vetëm në një cigare gjenden rreth 5,000 kimikale të ndryshme.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, pirja e duhanit shkakton më shumë vdekje në vit sesa shkaktarët e mëposhtëm së bashku:

– HIV-i

– Abuzimi me droga

– Abuzimi me alkool

– Aksidentet motorike

– Incidentet me armë

* Mbi dhjetëfish qytetarë amerikanë kanë vdekur nga pirja e duhanit sesa që është numri i viktimave në të gjitha luftërat e SHBA-së

* Pirja e duhanit i shkakton rreth 90% të të gjitha vdekjeve të kancerit në mushkëri. Kanceri në mushkëri shkakton më shumë vdekje te femrat sesa kanceri i gjirit.

* Pirja e duhanit e rritë rrezikun e shkallës së vdekjes te të dy gjinitë.

* Vlerësimet tregojnë se pirja e duhanit e rritë rrezikun:

– Për sëmundjet e zemrës deri në katërfish

– Për sulmet e trurit deri në katërfish

– Te meshkujt për zhvillimin e kancerit në mushkëri deri në 25fish, ndërkaq te femrat deri në 25.7fish

Pirja e duhanit mund ta lehtësojë stresin përkohësisht, por shkaku i efekteve negative nuk ia vlen ta bëni këtë.

Më poshtë e keni listën me mënyrat se si trupi shërohet pasi e lini duhanin:

1: Rikthehet në normalitet niveli i oksigjenit në trup brenda 8 orëve që e lini duhanin

2: Kur e lini duhanin, ju forcohen shqisat e nuhatjes dhe shijes

3: Qarkullimi i gjakut përmirësohet brenda 20 minutave që e lini duhanin

4: Pasi e lini duhanin, ju do të keni më pak probleme me koll dhe infeksione

5: Do të keni më shumë energji

6: Pas 5-10 vjetëve që e lini duhanin, rreziku i sëmundjeve të zemrës barazohet me të një personi që nuk ka pirë duhan asnjëherë

7: Frymëmarrja përmirësohet dukshëm, ku pas vetëm tre muajve kapaciteti i mushkërive rritet për 40%

8: Pas pesë vjetëve, rreziku i kancerit në lukth, gojë, fyt, ezofag dhe mushkëri zvogëlohet për 50%

9: Sistemi i imunitetit forcohet

10: Goja mban aromë më të mirë

11: Bëheni më mendjemprehtë

12: Flokët tuaj bëhen prapë të shëndetshëm sepse qelizat fillojnë të shërohen.