Për të kaluar dimrin dhe festimet e fundvitit pa stres dhe pa e tejkaluar me të ngrënët, mund t’ju ndihmojë një dietë me dhjetë “super ushqime” të listuara nga dietologët e Universitetit të Uashingtonit: të mira për shëndetin, sepse ju ndihmojnë të pushoni më mirë dhe luftojnë ankthin e të ngrënit shumë dhe keq, sidomos për raste festash.

Në vendin e parë qëndrojnë drithërat dhe buka e grurit;

Në vend të dytë një filxhan çaji i nxehtë, në vend të tretë frutat e thata dhe në veçanti arrat, lajthitë, bajamet dhe fistikët;

Në vend të katërt ushqimet e pasura me vitaminë C, si portokallet, mandarinat, boronicat e luleshtrydhet;

Në vend të pestë çokollata e zezë (e cila duhet ngrënë në sasi të caktuar);

Vendin e gjashtë e zë peshku i pasur me yndyrna Omega-3, si sardelet, salmoni e toni;

Në vend të shtatë një filxhan me qumësht të nxehtë;

Në vend të tetë janë perimet e freskëta si karotat, selinoja dhe sallatat;

Në vend të nëntë qëndron uji, që në dimër ndonjëherë harrojmë ta konsumojmë.

Në vend të fundit qëndron avokadoja, e cila është e pasur me kalium.

Të mirat

Bëhet fjalë për ushqime që japin një ndjenjë ngopjeje dhe të cilat i përtypni shumë, duke ulur kështu nivelin e ankthit dhe dëshirën për të vazhduar për të ngrënë, thotë Koni Diekman, drejtoreshë e Departamentit të të Ushqyerit në Universitetin e Uashingtonit. – Mbajnë nivelet e duhura të sheqerit në gjak, ulin gliceminë, kanë efekte antiinflamatore dhe rrisin nivelet e serotoninës, të cilat kanë një efekt qetësues. Në fund kanë efekte të dobishme në funksionin e trurit. Pijet e ngrohta në fund lehtësojnë gjumin”.  Diekman i ka ftuar studentët të eksperimentojnë 10 “super-ushqimet” gjatë periudhës së festave.