Me këtë numër përdoruesish të dograve që ka Kosova, afro 30 mijë sosh, dhe me çmimet jo të shtrenjtua të mariuhanës e importin e lirë të saj nga Shqipëria, a duhet që shteti të heq dorë nga kriminalizimi i saj. Ta legalizojë atë?

Artistët që janë intervistuar nga InDoks thonë që ka një arsye pse ajo duhet të legalizohet: për nevoja mjekësore.

Por ka edhe të tjerë që japin edhe arsye të thera të nevojës për legalizim, ose së paku për de-kriminalizim të kësaj droge.

Safet Blakaj nga OJQ-ja “Labyrinth” thotë që de-kiminalizimi i kësaj substance duhet të ndodhë edhe në Kosovë. Ia përmend sa për fillim veç një fakt, “Vdekshmëria nga mariuhana është zero”, thotë ai në intervistën për InDoks.

InDoks në dokumentarin “Drogë & Censurë” ka bërë një hulumtim të gjerë për fenomenin e drogës në Kosovë.