Farat janë ushqyes shumë të rëndësishme që kanë shumë benefite shëndetsore. Ato përmbajnë yndyrna të ngopura, vitamina, minerale dhe antioksidantë shumë të rëndësishme për organizmin
 

Farat janë ushqyes shumë të rëndësishme që kanë shumë benefite shëndetsore. Ato përmbajnë yndyrna të ngopura, vitamina, minerale dhe antioksidantë shumë të rëndësishme për organizmin.

Po i përmendim 8 lloje të farave që duhet shtuar në shujtat e përditshme. Mund të përdoren bashkë me sallatat, smothie apo në ndonjë mënyrë tjetër sipas dëshirës.

Farat e lirit

Janë të pasura me proteina, vitaminë B1, omega-3, acide dhe minerale të rëndësishme si zink dhe magnesium. Dy lugë të vogla [aji përmbajnë 6 gram fibra dhe 4 gram proteina.

Farat chia

Edhe farat chia janë burim i pasur i proteinave, sidomos për vegjetarianët. Kanë shumë hekur dhe acid folik, kalcium, magnesium, omega 3 dhe fibra. Janë të mira për humbje peshe dhe për zemër të shëndetshme.

Farat e lulediellit

Janë ushqim më vlera të mëdha ushqyese, me një sasi të madhe të vitaminës E dhe antioksidanteve që mbajnë larg gripet dhe forcojnë imunitetin.

Farat e susamit

Farat e susamit janë shumë ushqyese për shkak që përmbajnë minerale esenciale si magneziumi dhe bakri, kalicum dhe vitamin B1. Pavarësisht madhësisë ato përmbajnë shumë fibra dhe proteina. Janë të mira për zemër, eshtra dhe shtypjen e gjakut.

Farat e quinoas

Ato shpesh mund të mirren për fara gruri. Këto lloj farash konsiderohen si një prej ushqimeve më të shëndetshme, sepse kanë shumë sasi të amino acideve, fibrave, magnesiumit, zinkut dhe antioksidantëve të rëndësishëm. Ndihmon në djegjen e kalorive dhe qon deri të humbja e peshës.

Farat e lulediellit

Janë prej farave më të konsumuara dhe përmbajnë sasi të madhe të vitaminës E, zinkut, magnesit dhe omega 6. Reduktojnë rrezikun prej kancerit, sidomos kancerit të prostatës.

Farat e lulëkuqeve

Këto farë të vogla janë përplot me vlera ushqyese. Janë burim i mirë i kalciumit, hekurit dhe fibrave dietale.

Farat e kanabisit

Përmbajnë 10 gram proteinë për ons dhe janë burim i mirë i yndyrnave të ngopura. Janë të pasura me vitaminë E, magnesium, kalcium, hekur, sulfur dhe zink. Kanë benefite të mëdha shëndetsore lidhur me humbjen e peshës, reduktimin e kolesterolit dhe ngritjen e imunitetit.