Është njëra ndër pijet e nxehta që shqiptarët më së shumti e konsumojnë është fjala për çajin e zi apo siç njihet “çaj rusi’. Në Kosovë flitet shumë për çajin e zi, rajone të caktuara njihen për konsumimin e tepërt, theksojmë këtu Komunën e Vushtrrisë, ku një qytetar ka bërë më dije që pi deri në 70 çaja të zi në zi në ditë.

Po duke e ditur se ky lloj i çajit ka emërtimin çaj i zi, është e habitshme se si në Kosovë pothujase të gjitha familjet i referohen si çaj rusi.

Shumë herë është shtruar pyetja se pse i thonë çaj rusi, por jo që është shkruar shumë për këtë emërtim.

Çaji i zi në ish Jugosllavi, ka ardhë si produkt nga Rusia, dhe për këtë arsye, në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.

Edhe mënyra se si servohet ky lloj çaji në Kosovë dallon nga vendet e tjera, pasi që në Kosovë edhe më tutje servimi i këtij çaji vazhdon në stilin turk, kurse vendet evropiane e servojnë në mënyrë tjetër. Ndërkohë, Anglia njihet si një ndër vendet që konsumohet më së shumti çaji i zi.

Kujtojmë se çaji i zi ka disa veti pozitive: Zhvillimi i sistemit kardiovaskular, parandalon kancerin, nxit sistemin imun, kundër diabetit, mbron kockat dhe redukton stresin.