Një prej mënyrave për të pasur jetë të gjatë dhe të shëndetshme është reduktimi ose mos ngrënja e mishit të kuq. Është konstatuar se konsumimi i mishit të bardhë apo të peshkut ul rrezikun e sëmundjeve, sidomos kancerit dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Anasjelltas, një dietë që privilegjon peshkun dhe mishrat e bardhë redukton rrezikun e vdekjes. Të paktën 9.3 për qind dhe 7.6 për qind e vdekjeve, respektivisht për meshkujt dhe femrat, është e paevitueshme duke reduktuar racionet e mishit të kuq të konsumuar.

Këtë e thotë një studim i publikuar në revistën “Archives of Internal Medicine”, e Harvard School of Public Health në Boston. Në të kaluarën studime të ndryshme kishin dokumentuar se një dietë e pasur me mish të kuq rrit rrezikun për tumore të ndryshme.

Ndërsa këtë herë ekspertët kanë testuar plot 37.698 meshkuj dhe 83.644 femra, duke ndjekur kampionin për një mesatare prej 28 vjeç dhe duke regjistruar në total 23.926 vdekje, nga të cilat 5.910 nga sëmundje kardiovaskolare dhe 9.464 nga kanceri.

#arrat #jetegjatesia #peshku