Guri nga Hëna është pa formë dhe ngjyrë hiri. Mirëpo për shkencëtarin nga NASA Samuel Lawrence “ky është objekti më i vlefshëm në botë”.
 

Mostrat e gurëve nga Hëna, të cilët për herë të parë i kanë marrë astronautët e Apollo 11 në krye me Neil Armstrong para gati 50 vjetëve, pa dyshim e kanë ndryshuar opinionin e njerëzve për gjithësinë.

Në gjashtë misione të Apollos prej vitit 1969 deri 1972 astronautët amerikan janë kthyer në Tokë me gjithsej 382 kilogramë gurë dhe dhe nga Hëna.

“Hëna është “gurë nga Rosette” për Sistemin tonë Diellor”, ka thënë Lawrence. “Ajo është gurë themel i shkencës planetare”.

“Shumë njerëz nuk e dinë se sa është kjo me rëndësi. Shumë dijeni tona mbi Hënën, Merkurin, Marsin, disa asteroide, janë në mënyrë të drejtpërdrejtë të lidhura me rezultatet të cilat i kemi marrë nga misionet e Apollos”, ka thënë ai.

Duke i studiuar këto mostra shkencëtarët kanë kuptuar se si është krijuar Hëna, dhe në kohën përafërsisht të njëjtë kur edhe Toka, para 4,3 deri 4,4 miliardë vjetëve.

“Kemi kuptuar se struktura e brendshme e Hënës është si edhe e Tokës, ka kore, mbulesë dhe bërthamë. Mirëpo derisa në Tokë u zhvillua jeta, Hëna mbeti pa jetë”, ka thënë Lawrence.