Kah mesi i Pliocenit ka mbretëruar thatësira, dy Amerikat ende nuk ishin bashkuar, Grenlanda nuk ka qenë e ngrirë, ndërsa niveli i oqeanit ishte për 18 metra më i lartë.
 

Pritet që klima në Tokë në vitin 2030 të jetë ashtu siç ka qenë para tre milionë vjetëve, pretendojnë shkencëtarët në një studim të publikuar të hënën në revistën e Akademisë së Shkencave Amerikane (PNAC).

Kjo periudhë është mesi i Pliocenit, kur në Tokë mbretëronte thatësia, Amerika Veriore dhe Jugore ende nuk ishin të bashkuara, Grenlanda nuk ishte e ngrirë, ndërsa niveli i oqeanit ishte për 18 metra më i lartë se që është tani.

Temperatura mesatare atëbotë ishte prej 1,8 deri 3,6 shkallë të Celsiusit më e lartë se ajo e sotme.

“Shkojmë kah ndryshime shumë dramatike në një periudhë shumë të shkurtër”, ka thënë Jack Williams, ekspert për paleo-ekologji dhe klimatologji në Universitetin e Uiskontit në qytetin Madison.

Nëse emetimi i dyoksidit të karbonit në atmosferë vazhdon si tani, hulumtuesit vlerësojnë se deri në vitin 2150 Toka do të kthehet në gjende në të cilën ka qenë para 50 milionë vjetësh, në agim të evolucionit të gjitarëve të parë, kur tashmë ishin zhdukur dinozaurët, para 65 milionë vjetësh.

Kapelat e ngrira nëpër polet e Tokës kërkojnë kohë të gjatë të ngrihen, kështu që Grenlanda nuk do të bëhet përsëri e gjelbër në shekullin e ardhshëm, ka thënë Williams për AFP.

Mirëpo, edhe pse është kështu, ngrohja e befasishme do t’i befasojë llojet e gjalla të cilët kanë pasur nevojë miliona vjet për t’u zhvilluar në formën e sotme.

“Shumë lloje do të zhduken për këtë shkak”, vëren bashkautori i studimit.

“Kjo tregon se si mund të ndikojmë në historinë tonë dhe atë të Tokës, nëse i kuptojmë ndryshimet e tanishme dhe si  të përshtatemi”.