Stuhia tropikale Florence po fuqizohet mbi Oqeanin Atlantik. Metereologët thonë se Florence do të kthehet në uragan deri nesër dhe do të fuqizohet edhe më shumë pas disa ditësh. Ujërat e fryra nga Florencë po shkaktojnë dëme në Bermuda dhe pritet të arrijnë në disa zona të brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara.

 

Qendra e uraganeve tërheq vëmendjen se reshjet dhe fryrja e ujërave “kanë gjasa të krijojnë rryma të forta kërcënuese për jetën”. Aktualisht Florence po përparon me erëra që janë arritur shpejtësinë maksimale prej 100 kilometrash në orë.