Kështu thuhet në një raport të ri studimi, ku sipas shkencëtarëve këto gjetje do të çojnë në ilaçe të reja kundër kancerit tek njerëzit.
 

Gjenet të cilat bëjnë elefantët rezistentë ndaj sëmundjes së kancerit, janë gjetur edhe tek njerëzit.

Kështu thuhet në një raport të ri studimi, ku sipas shkencëtarëve këto gjetje do të çojnë në ilaçe të reja kundër kancerit tek njerëzit.

Ky studim thekson se pasi janë ekspozuar ndaj rrezatimit që shkakton kancerin, tre gjene, të njohura si FANCL, VRK2 dhe BCL11A, punojnë për të mbrojtur kundër mutacioneve.

Ndërsa të gjitha vertebrorët evoluoheshin nga një paraardhës i përbashkët, njerëzit gjithashtu kanë këto gjene anti-kancer, megjithatë, ata nuk duket se mbrojnë nga sëmundja në të njëjtën masë.

Ky hulumtim u realizua nga Universiteti i Jutas, ndërsa thuhet se kanceri, i cili ndodh kur qelizat shumohen në mënyrë të pakontrolluar, prek rreth një në 20 elefantë, krahasuar me deri në një në dy njerëz; pavarësisht nga kafsha që ka qindra qeliza të tjera.