Ish presidenti i Unionit Evropian të Futbollit (UEFA) Michel Platini mbrëmë u lirua nga paraburgimi, pas intervistimit disaorësh mbi hetimet për mashtrimet me rastin e ndarjes së nikoqirllëkut të Kampionatit Botëror 2022 në Katar, kanë transmetuar mediet e huaja.

Michel Platini lirohet nga paraburgimi

Avokati i Platinit William Burdon ka thënë se paraburgimi është shfuqizuar dhe ka vlerësuar se është “ngritura pluhur i madh për asgjë”.

“Michel e ka përjetuar këtë paraburgim se të padrejtë dhe të tepruar”, ka shtuar ai.

Pas daljes nga zyra e policisë gjyqësore për krim kundër korrupsionit në Nanter, afër Parisit, Michel Platini ka thënë se është ftuar për bisedë të lirë dhe se pas arritjes policia përnjëherë e ka arrestuar.

“Ishte gjatë”, ka shtuar se ai dhe ka thënë se e kanë pyetur për Kampionatin Evropian të vitit 2016, Kampionatin Botëror  në Rusi, Kampionatin Botëror në Katar, për klubin PSG dhe për FIFA-n.

Platini ka thënë se ishte i qetë dhe nuk ndien se ka lidhje me çfarëdo afere.

Intervistimi i tij si dhe intervistimi i të tjerëve janë pjesë e hetimeve preliminare mbi ndarjen e nikoqirllëkut për Kampionat Botëror në futboll për vitet 2018 dhe 2022.