Pas shtatë fitoreve me radhë, është ndaluar skuadra e Milwaukee Bucks, e vetmja që nuk kishte pësuar ende asnjë humbje këtë edicion në NBA.
 

Skuadra e Bucks u mund 117-113 nga Boston Celtics, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund.

Kyrie Irving me 28 pikë ishte lider në fushë për Celtics, ndërsa për Milwaukee nuk mjaftuan 33 pikët e 11 rebaund të Giannis Antetokounmpo për të evituar humbjen.

Clevelandi është mposhtur sërish, kësaj radhe 110-91 nga Denver Nuggets.

Juan Hernangomez, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte më i miri për Denverin, i cili realizoi 23 pikë, kurse për Clevelandin u dallua Jordan Clarkson me 17 pikë, raporton Insporti.

NBA – rezultatet:

Charlotte – Oklahoma, 107-111

Cleveland – Denver, 91-110

Philadelphia – Clippers, 122-113

Atlanta – Sacramento, 115-146

Boston – Milwaukee, 117-113

Portland – New Orleans, 132-119