Z Mobile Prishtina ka qenë shumë pranë fitores ndaj skuadrës së njohur italiane dhe evropiane, Pallacanestro Varese, në ndeshjen e parë të 1/16 të finales në FIBA Europe Cup.Mysafirët nga Italia fituan me rezultat të ngushtë 80:77, megjithëse po thuaj gjatë gjithë pjesës së dytë Prishtina ishte në epërsi, e cila në disa momente shkonte deri në 10 pikë.Në pjesën e parë ishte Pallacanestro Varese skuadër që e diktoi ritmin e lojës dhe në poshim shkoi me epërsi prej 5 pikësh (37:32).Pas pushimit gjërat ndryshuan dhe Prishtina pati një periudhë të shkëlqyeshme, e cila për fat të keq nuk vazhdoi deri në fund të ndeshjes.Dominique Archie me 22 pikë ishte më i merituari për fitoren e skuadrës italiane, tek e cila pikë dyshifrore patën edhe Jean Salumu (13), Aleksa Avramovic (11) dhe Thomas Scrubb (10).Te Prishtina më efikasi ishte Dardan Berisha me 21 pikë, i pasuar nga Divine Myles (18) dhe Muhhamed Bashir me 11 pikë.Ndeshja e kthimit zhvillohet më 13 mars në Varese.