LA Lakers ka shënuar fitore në përballjen me Portland Trail Blazers, me rezultatin 110:114.
 

LeBron James ishte vendimtar për ekipin e tij në fitoren e arritur ndaj Portland Trail Blazers me rezultat 114-110.

Kingu shënoi 28 pikë duke mbajtur ekipin e tij fuqishëm në lojë në takimin ndaj Blazers, ktesa kontriboi edhe Rondo me 17 pikë e 10 asistime.

LeBron në fund shënoi gjuajtje të lira vendimtare në një sfidë që ishte tejet interesante mes dy skuadrave të bregu perëndimor amerikan.

Nurkic shënoi 14 pikë, e Lillard 30 pikë bashkë me McCollum, por këto nuk mjaftuan që Blazers të fitojnë në folenë e tyre.

San Antonio nuk pati probleme ndaj New Orleans Pelicans dhe ju fal performancave të forta të LaMarcus Aldridge i cili regjistroi 22 pikë e 12 kërcime dhe DeMar DeRozan që shënoi 26 pikë.

Sfida nuk ishte në dyshim në asnjë moment dhe Spurs fituan me rezutlat 109-95.

 

Në perëndim Lakers kanë filluar të marrin veten me fitoren e katërt të arritur, duek qëndruar kështu vetëm dy fitore larg vendit të tretë që mbahet nga San Antonio Spurs.