Në Beograd po mbretëron atmosferë e tensionuar. Bëhet fjalë për ndeshjen e serisë finale të play-off-it ndërmjet ekipit serb të Crvena Zvedës dhe atij malazez, Buduçnosti.

Sulmohen basketbollistët Buduçnostit: “Vrisni shqiptarët”

Po sa kanë dalë në parket malazezët, tifozët huliganë serbë i kanë fyer, gjuajtur e sharë.

Në një moment, disa tifozë kanë hyrë edhe në terren. Më pas, basketbollistët e ekipit nga Podgorica janë detyruar të ikin në zhveshtore.

Ata janë quajtur edhe ‘’shqiptari’’. “Vrisni shqiptarët”, janë dëgjuar brohorima nga huliganët kriminelë serbë.