Vëllaznimi ka bërë një hap drejtë Superligës, pas fitores në takimin e parë.

Në fakt ndeshja ishte vazhduar dje pasi që një ditë më herët ishte ndërprerë për shkak të tymit të krijuar nga tifozëria vendase në çerekun e katërt ku rezultati ishte 41:42.

Atik Koshi ka qenë fantastik për Vëllaznimin, duke shënuar 27 pikë, 20 të tjera shtoi Edmond Kryeziu.

74:71 ishte rezultati final i sfidës që u zhvillua në Gjakovë.

Gjakovarët kanë epërsinë e tre pikëve nga takimi i parë, dhe nëse arrijnë ta ruajnë epërsinë atëherë do të jenë në Superligë.

Në anën tjetër nëse Lipjani triumfon me katër ose më shumë pikë do të mbetet në Superligë.

Dueli i radhës luhet në shtëpinë e Lipjanit të shtunën me fillim nga ora 19:00.