Eden Hazard duket se mezi po pret që të përfundojë sezoni.

Në një deklaratë për Radio Monte Carlo, belgu ka thënë se e ka vendosur se çfarë do të bëjë, pasi e ka marrë vendimin.

“E kam vendosur se çfarë do të bëj. E kam marrë vendimin”, ka thënë anësori, duke iu përgjigjur kështu në njëfarë mënyrë edhe kritikave nga trajneri Sarri.

Sarri është shprehur se ai tashmë është 28 vjeç dhe nëse do të largohet, atëherë duhet ta bëjë këtë gjë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Hazard ka kohë që ka thënë se dëshiron që të luajë për Real Madridin, por mbetet të shihet nëse në merkaton e verës diçka e tillë do të realizohet.

Belgu është që nga viti 2012 pjesë e Chelseat, ekip me të cilin ka fituar dy tituj të Premierligës (2015, 2017).