Skuadra gjysmëfinaliste në mes Brazilit dhe Paraguait, është përcaktuar pas penaltive.

Ishte Brazili që ishin më të mirë nga pika e bardh me ç’rast edhe kaluan tutje.

Koha e rregullt përfundoi baras 0:0, derisa pas penaltive u mbyll 4:3.

Për brazilianët shënuan Willian, Marquinhos, Coutinho dhe Jesus, kurse humbi Firminho.

Te Paraguai dështuan Gomez dhe Gonzalez, ndërsa realizuan Almiron, Rojas dhe Valdez.

Në gjysmëfinale, Brazili pret fituesin e ndeshjes që zhvillohet sonte prej 21:00 mes Argjentinës dhe Venezuelës.