Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në fazën me eliminim direkt të Champions League (çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale). Leo Messi është i dyti në këtë renditje, por shumë larg portugezit.

Sulmuesi i Juventusit shënoi sërish në Champions (125 gola gjithsej), kësaj radhe kundër Ajax, në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Me golin me kokë, CR7 arrin në shifrën e 41 golave në ndeshjet më përcaktuese, gjë që e bën kryesues në renditjen e lojtarëve me më shumë gola në fazën finale.

Leo Messi e ndjek në këtë renditje, por shumë larg portugezit, me 16 gola. Ylli i Barcelonës nuk shënon në ndeshjet kyçe që nga dygolëshi që i shënoi Bayern Munchen në gjysmëfinalet e Champions League të sezonit 2014-2015.

Ndërkohë, në total, Leo Messi ka shënuar 108 gola në Champions League/Top Channel/